Altin Cekodhima:Hemorroidet prekin gjysmën e popullsisë, pas vitit të 50


Nga Sonila Isaku

Me kalimin e moshës, shumica e njerëzve kanë probleme të hemorroideve në zonën e anusit, të cilat pothuajse përsëriten kohë pas kohe. Sipas mjekut gastroenterolog, Altin Cekodhima, hemorroidet janë shumë të shpeshta, si te burrat dhe te gratë. Rreth gjysma e popullsisë kanë hemorroide rreth moshës 50 vjeç. Gjithashtu, hemorroidet mund të jenë të shpeshta dhe tek gratë shtatzëna, situatë e cila shpjegohet me presionin që fetusi shkakton në bark gjithashtu dhe ndryshimet hormonale, shkaktojnë zgjerim të venave hemorroidale. Mjeku Cekodhima tregon për shkaktarët, por edhe mënyrën e kurimit të tyre. Sipas tij, mënyra më e mirë për të mos pasur puçrra të tilla është një dietë e pasur me fibra dhe lëngje, si dhe aktiviteti fizik.
Çfarë janë hemorroidet?
Termi hemorroide i referohet një situate, në të cilën venat përreth anusit ose të pjesës së poshtme të rectumit janë të fryra dhe të skuqura. Hemorroidet mund të jenë shkak i shtërzimeve për të defektuar. Faktorë të tjerë që luajnë rol në formimin e tyre janë: shtatzënia, plakja, konstipacioni (kapsllëku) kronik ose diarreja kronike. Hemorroidet janë ose brenda anusit (interne) ose jashtë lëkurës përreth anusit.
Cilat janë simptomat, shenjat dalluese të hemorroideve?
Disa probleme anorectale që përfshijnë fisurat, irritimi, kruajtja dhe djegia kanë të njëjtat shenja dhe gabimisht i referohen hemorroideve. Hemorroidet zakonisht nuk janë të rrezikshme ose rrezikojnë jetën. Në shumë raste simptomat e hemorroideve ikin brenda disa ditëve. Ndonëse shumë njerëz që kanë hemorroide nuk shfaqin shenja fare, shenja më e shpeshtë e hemorroideve të brendshme është gjaku i pastër që lyen feçet, letrën e tualetit dhe ëc e tualetit. Ndonjëherë hemorroidet e brendshme rrëshqasin jashtë anusit, irritohen dhe bëhen të dhimbshme. Këto lloj hemorroidesh quhen të prolabuara. Shenjat e hemorroideve të jashtme përfshijnë dhimbje, ënjtje, ose një kokërr e madhe përreth anusit si rezultat i mpiksjes së gjakut, situatë e cila njihet si tromboze e hemorroideve të jashtme. Përveç kësaj lodhja e tepruar, fërkimi ose pastrimi përreth zonës se anusit mund të shkaktojnë irritim të shoqëruar me hemorragji apo kruarje, e cila mund të bëhet një rreth vicioz shenjash. Mukusi i tepërt gjithashtu mund të shkaktojë kruarje.
Sa të shpeshta janë hemorroidet?
Hemorroidet janë shumë të shpeshta, si te burrat dhe te gratë. Rreth gjysma e popullsisë kanë hemorroide rreth moshës 50 vjeç. Gjithashtu, hemorroidet mund të jenë të shpeshta dhe tek gratë shtatzëna, situatë e cila shpjegohet me presionin që fetusi shkakton në bark gjithashtu dhe ndryshimet hormonale shkaktojnë zgjerim të venave hemorroidale. Gjithsesi hemorroidet gjatë shtatzënisë janë probleme kalimtare.

Si diagnostikohen hemorroidet?
Një diagnostikim i saktë mund të bëhet vetëm nga mjeku. Është shumë e rëndësishme që ju të paraqiteni tek mjeku specialist në momentin që keni hemorragji, sepse ajo mund të jetë shenjë e sëmundjeve të tjera të traktit tretës përfshi dhe kancerin (kolorektal) i zorrës së trashë. Doktori do të ekzaminojë anusin tuaj nëpërmjet një ekzaminimi digjital, e cila realizohet me gisht të lubrifikuar për të prekur anomalite përreth. Një tjetër ekzaminim për hemorroidet është ai me anoskop, një tub i ndriçuar që lejon pamjen e anusit nga brenda për të vlerësuar hemorroidet e brendshme. Për të përjashtuar mundësinë e ndonjë sëmundje tjetër të traktit tretës është shumë e rëndësishme të kryhet vidoekolonoskopia.
Si parandalohet formimi i hemorroideve?
Trajtimi medikamentoz i hemorroideve ka për qellim të lehtësojë simptomat, por të rëndësishme janë masat parandaluese për formimin e tyre. Parandalimi i përsëritjeve të hemorroideve do të kërkojë jashtëqitjen normale, pa kapsllëk, e cila arrihet me një dietë të pasur me fibra dhe lëngje. Me anë të kësaj diete arrihet që materialet fekale të jenë të buta dhe lehtësisht të lëvizshme nëpër zorrë duke mënjanuar shtërzimet në defektin dhe uljen e presionit të venave të anusit. Duke ngrënë sasinë e duhur me fibra ushqimore dhe pirja e 6 deri në 8 gota lëngjesh pa alkool, rezultojnë në jashtëqitje të butë e të formuar, e cila bën të lehtë zbrazjen e zorrës. Fibrat ushqimore merren nëpërmjet konsumit të frutave, perimeve dhe miellit me përmbajtje krundesh. Mjeku mund t'ju rekomandojë të merrni edhe fibra suplementare, produkte farmaceutike. Aktiviteti fizik ku përfshihet dhe e ecura dhe rritja e sasive të fibrave dhe lëngjeve në dietë janë një kombinim i duhur për parandalimin dhe mos përsëritjen e hemorroideve.


Kurimi
Megjithëse disa pacientë përmirësohen me dietë që pengon kapsllikun, me një disiplinë tualeti dhe me një higjienë të mjaftueshme përsëri tek disa raste mund të lind nevoja e kurave që zbatohen tek gradat e tjera. Por në shumicën e rasteve duhet bërë operacion. Nëse nuk e përballojnë dot këtë për arsye të ndryshme atëherë gjithë jetën duhet të mbajnë dietë me lëngje të bollshme dhe supra, me perime dhe fruta dhe të qëndrojnë larg çajit (kinez), kafes, kokakolës dhe ushqimeve pikante. Edhe sporti i rregullt ka shumë dobi. Largojuni ambienteve shumë të nxehta si sauna. Gjithashtu duhet të pihet ujë i bollshëm gjatë ditës (1.5-2 litra).

Komplikacionet

Si pasojë e hemorragjisë, pacientët pësojnë anemi, tension i ulët, këputje dhe zbehje. Si pasojë e plagëve dhe infektimit të sëmurt kanë edhe temperaturë. Shenjat e tyre janë fryrja dhe dalja jashtë anusit duke u kyçur aty dhe duke shkaktuar dhimbje si pasojë e trombozave brenda këtyre venave. Nuk futen brenda duke bërë të pamundur procesin e jashtëqitjes. Pengon aktivitetin ditor. Duhet kuruar me urgjencë.

Comments

Popular posts from this blog

PROTAGORA: Njeriu është masë e të gjitha gjërave

Kush është Frederik Shopen

OGUST KONTI: Për të krijuar shoqërinë e re çdo fantazi e vjetër duhej të lihej mënjanë, qoftë kjo e Zotit opo e dogmave metafizike, për barazinë apo sovranitetin e popujve